Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në KiE

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen, thotë se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ai shpreson që gjatë vitit të ardhshëm të përfundoj me sukses ky proces për Kosovën. Në fillim të këtij viti, Kosova dështoi të anëtarësohej

tetor 28, 2024 - 04:00
 0  7
Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në KiE
deputeti-finlandez:-do-ta-mbeshtesim-kosoven-per-ne-kie

deputeti-finlandez:-do-ta-mbeshtesim-kosoven-per-ne-kie

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen, thotë se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ai shpreson që gjatë vitit të ardhshëm të përfundoj me sukses ky proces për Kosovën.

Në fillim të këtij viti, Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës.

Shkak për këtë ishte kushtëzimi për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga partnerët ndërkombëtar.

I zhgënjyer me faktin që Kosova nuk arriti ta sigurojë mbështetjen e shumicës në Komitetin e Ministrave po shprehet Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen.

Diplomati finlandez tha se shteti i tij me aq fuqi sa ka, e ka mbështetur Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.

Ai pret që pas zgjedhjeve nacionale Kosova të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave, mirëpo ai nënvizon se gjatë kësaj periudhe duhet të ketë progres në dialog me Serbinë.

“Finlanda do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës. Ne e kemi përkrahur Kosovën për tu anëtarësuar edhe në Këshillin e Evropës, sepse para hyrjes në Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të anëtarësoheni fillimisht në këtë organizatë. Gjatë një periudhe u duk se u krijua një momentum i mirë që Kosova të anëtarësohej në Këshill por në Komunitetin e Ministrave nuk pati mjaftueshëm mbështetje. Pas zgjedhjeve në Kosovë që po shpresoj se do të shkojnë mirë, besoj se do të riktheheni në agjendë. Mbështetjen time do ta keni në këtë proces”, thotë Kiljunen për tëvë1.

Politikani finlandez vlerëson se është në interesin e komunitetit serb që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ai thotë se këtë gjë ua ka shpjeguar edhe të tjerëve kur ka kërkuar mbështetje për shtetin më të ri në Evropë.

“Duhet ta kuptojmë të gjithë se fokusi është më shumë tek qytetarët sesa tek shtetet. Me anëtarësim ne Këshillin e Evropës, përfitues do të ishin qytetarët e Kosovës, veçanërisht komunitetet. Ju do të keni qasje ne Gjykatën Evropiane dhe të gjitha mekanizmat e tjerë për të drejtat e njeriut. Prandaj them qytetarët serbë brenda Kosovës do të përfitonin jashtëzakonisht shumë sepse nëse ata thonë se po u bëhet ndonjë padrejtësi atëherë e kanë mundësinë për t’i adresuar problemet e tyre. Është me të vërtetë për keqardhje fakti që Kosova akoma nuk është anëtarësuar në Këshillin e Evropës”, shprehet deputeti finlandez.

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Por vendet kryesore evropiane si Gjermania dhe Franca e kushtëzuan votimin me konkretizimin e hapave të parë drejt themelimit të Asociacionit.