Deputeti i VV-së: Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe ka sulmuar terri*torin tonë në Banjskë

Agon Batusha nga Lëvizja “Vetëvendosje” theksoi se dialogu duhet të jetë një proces ndërmjet dy palëve. Ai theksoi se Kosova nuk mund të zbatojë ndonjë marrëveshje që pala tjetër, Serbia, nuk e pranon. Sipas Batushës, Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, dhe, siç tha ai, në mënyrë zyrtare e […]

shtator 26, 2024 - 09:00
 0  9
Deputeti i VV-së: Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe ka sulmuar terri*torin tonë në Banjskë
deputeti-i-vv-se:-serbia-nuk-e-ka-nenshkruar-marreveshjen-dhe-ka-sulmuar-terri*torin-tone-ne-banjske

deputeti-i-vv-se:-serbia-nuk-e-ka-nenshkruar-marreveshjen-dhe-ka-sulmuar-terri*torin-tone-ne-banjske


Agon Batusha nga Lëvizja “Vetëvendosje” theksoi se dialogu duhet të jetë një proces ndërmjet dy palëve. Ai theksoi se Kosova nuk mund të zbatojë ndonjë marrëveshje që pala tjetër, Serbia, nuk e pranon. Sipas Batushës, Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, dhe, siç tha ai, në mënyrë zyrtare e ka mohuar pranueshmërinë e tyre.

“Dialogu bëhet mes dy palëve. Kosova nuk mund te zbatoj diçka qe pala tjetër (Serbia) nuk e pranon. Pra Serbia nuk ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Për me tepër me leter zyrtare e kane mohuar pranueshmërinë  e tyre”, tha Batusha.

Ai theksoi se është e rëndësishme të identifikohet se cila palë nuk ka qenë e gatshme për nënshkrim dhe cila ka sulmuar territorin e tjetrës.

“Prandaj, kur themi palët është mire te ceket se cila nuk ka qenë e gatshme për nënshkrim dhe cila ka sulmuar territorin e tjetrës”, potencoi Batusha për FrontOnline.

Batusha theksoi se Kosova ka qenë dhe mbetet konstruktive, por theksoi nevojën për një dialog të balancuar, i cili duhet të bazohet në vlera demokratike. Ai u shpreh se një qasje e tillë është thelbësore për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dy palët.

“Ne kemi qene dhe jemi konstruktiv, por dialogu duhet te balancohet dhe te bazohet ne vlera demokratike”, përfundoi Batusha.