Salih Sekiraqa dërgohet në QKUK pas plagosjes në Aktash, kjo është gjendja e tij

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, bazuar në informacionet e para, njëri nga të plagosurit është edhe Salih Sekiraqa, i cili tashmë […]

shtator 2, 2024 - 02:00
 0  10
Salih Sekiraqa dërgohet në QKUK pas plagosjes në Aktash, kjo është gjendja e tij

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, bazuar në informacionet e para, njëri nga të plagosurit është edhe Salih Sekiraqa, i cili tashmë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Siç merr vesh Sinjali, gjendja e tij dyshohej fillimisht se ishte e rëndë por tashmë është zbuluar se i njëjti ka marrë plagë në këmbë.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmërren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.