Deputetja e AAK-së: Kurti nëse vjen sërish në pushtet do ta implementojë “Zajednicën”

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ lidhur me procesin e dialogut. Kadrijaj tha për “Front Online” se Kurti po mashtron, kinse nuk e ka pranuar Asociacionin. “Kurti premtoi para ardhjes në pushtet që nuk do të dialogojë fare, por pranoi draftin më të keq

tetor 28, 2024 - 20:01
 0  4
Deputetja e AAK-së: Kurti nëse vjen sërish në pushtet do ta implementojë “Zajednicën”
deputetja-e-aak-se:-kurti-nese-vjen-serish-ne-pushtet-do-ta-implementoje-“zajednicen”

deputetja-e-aak-se:-kurti-nese-vjen-serish-ne-pushtet-do-ta-implementoje-“zajednicen”

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ lidhur me procesin e dialogut.

Kadrijaj tha për “Front Online” se Kurti po mashtron, kinse nuk e ka pranuar Asociacionin.

“Kurti premtoi para ardhjes në pushtet që nuk do të dialogojë fare, por pranoi draftin më të keq të mundshëm. Kurti ende po mashtron që se ka pranuar Asociacionin dhe marrëveshjen por i ka pranuar dhe prandaj ndërkombëtarët kërkojnë implementim”, thotë Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së shprehet se procesi i dialogut me Serbinë do të zvarritet deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Sipas saj, nëse Kurti sërish vjen në pushtet, ai do ta implementojë ‘Zajednicën’.

“Do ta zvarris këtë proces deri pas zgjedhjeve dhe nëse vjen sërish në pushtet do ta implementoj edhe Zajednicën dhe marrëveshjet. Qeveria ka qenë jo transparente në këtë proces”, deklaroi Kadrijaj për “Front Online”.