Ibrahimi njofton se Qeveria ia ka bllokuar llogarinë bankare Komunës së Suharekës
Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka bërë bllokimin e xhirllogarisë bankare të Komunës së Suharekës, duke e treguar edhe pasojën që ka sjellur deri në këtë situatë, njofton FrontOnline. Po ashtu, Ibrahimi ka paralajmëruar edhe komunat e tjera se një gjë e tillë i pret nëse
Po ashtu, Ibrahimi ka paralajmëruar edhe komunat e tjera se një gjë e tillë i pret nëse nuk e zgjidhin problemin e kontratës kolektive dhe mosllogaridhënies ndaj Qeverisë.
Njoftimi i Ibrahimit:
Qeveria ia bllokoi Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. AKK edhe njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive.