Detajet nga vrasja e Astrit Kalasë, gjyqtari kishte plagë në kraharor, mbërriti në spital pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gjykatën e Apelit, ku pas një atentati me armë, mbeti i vdekur gjyqtari Astrit Kalaja. Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjykatësi kishte plagë në kraharor dhe mbërriti pa shenja jete në spital. Autori, Elvis Shkambi, është vënë menjëherë në pranga nga policia, i


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gjykatën e Apelit, ku pas një atentati me armë, mbeti i vdekur gjyqtari Astrit Kalaja.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjykatësi kishte plagë në kraharor dhe mbërriti pa shenja jete në spital.
Autori, Elvis Shkambi, është vënë menjëherë në pranga nga policia, i cili gjithashtu plagosi dhe dy persona të tjerë, babë e bir.
