“Nëse i frikësoheni mos e votoni” – Kurti në Skenderaj e bën Sami Lushtakun “Makiavell”: Filozofon për “frikën” dhe “dashurinë”

Teza e famshme e Nikollo Makiavellit te “Sundimtari” e gjeti veten të funksionalizuar nga Albin Kurti në Skenderaj: duke ia veshur Sami Lushtakut si qeverisës të cilit gjoja i frikësohen njerëzit dhe se rrjedhimisht ai e mban pushtetin. Ndërsa për kandidatin e vet, tha se “nëse i frikësoheni mos e votoni” – ndërsa nëse e

tetor 6, 2025 - 18:00
 0
“Nëse i frikësoheni mos e votoni” – Kurti në Skenderaj e bën Sami Lushtakun “Makiavell”: Filozofon për “frikën” dhe “dashurinë”
“Nëse i frikësoheni mos e votoni” – Kurti në Skenderaj e bën Sami Lushtakun “Makiavell”: Filozofon për “frikën” dhe “dashurinë”

“Nëse i frikësoheni mos e votoni” – Kurti në Skenderaj e bën Sami Lushtakun “Makiavell”: Filozofon për “frikën” dhe “dashurinë”

Teza e famshme e Nikollo Makiavellit te “Sundimtari” e gjeti veten të funksionalizuar nga Albin Kurti në Skenderaj: duke ia veshur Sami Lushtakut si qeverisës të cilit gjoja i frikësohen njerëzit dhe se rrjedhimisht ai e mban pushtetin.

Ndërsa për kandidatin e vet, tha se “nëse i frikësoheni mos e votoni” – ndërsa nëse e doni “votojeni”.

“Kërkojeni me dashuri, jo për frikë. Na nuk dojmë me na u tutë kurrëkush, na dojmë me na dashtë, sepse na e dojmë këtë vend. Nëse dikush i frikësohet Hysni Mehanit, kurrëqysh mos e votoni, a nëse besoni që Hysni Mehani e don Skenderajn, gjithqysh votojeni”, tha ai.

Pasazhi i plotë i Makiavellit:

“Mbi këtë lind një pyetje: a është më mirë të të duan sesa të të kenë frikë, apo të të kenë frikë sesa të të duan?” Mund të përgjigjet se duhet të dëshirosh t’i kesh të dyat, por, për shkak se është e vështirë t’i ketë të dyjat në një person, është shumë më e sigurt të të kenë frikë sesa të të duan, kur, nga të dyja, duhet të hiqet dorë nga njëra prej tyre. Sepse mund të thuhet për njerëzit në përgjithësi se janë mosmirënjohës, të paqëndrueshëm, të rremë, frikacakë, lakmitarë dhe për sa kohë që ia del mbanë, ata janë tërësisht të tutë; ata do të të ofrojnë gjakun, pronën, jetën dhe fëmijët e tyre, siç u tha më sipër, kur nevoja është shumë e largët; por kur ajo afrohet, ata kthehen kundër teje. Dhe ai princ që, duke u mbështetur tërësisht në premtimet e tyre, ka lënë pas dore masat e tjera paraprake, është i shkatërruar; sepse miqësitë që fitohen me pagesa dhe jo nga madhështia ose fisnikëria e mendjes, mund të fitohen vërtet, por ato nuk sigurohen dhe në kohë nevoje nuk mund të mbështeten. Dhe njerëzit kanë më pak skrupull në ofendimin e dikujt që është i dashur sesa të dikujt që është i frikësuar, sepse dashuria ruhet nga lidhja e detyrimit e cila, për shkak të poshtërsisë së njerëzve, thyhet në çdo rast për avantazhin e tyre; por frika të ruan nga një tmerr ndëshkimi që nuk dështon kurrë.”