Çitaku thirrje që qytetarët të lihen të votojnë lirshëm: Me rëndësi të mos ketë intimidim, frikësim apo abuzim të pushtetit
Ajo ka thënë se është e rëndësishme që mos të ketë intimidim, frikësim apo edhe abuzim të pushtetit. “Si sekretare e përgjithshme e një subjekti politik dhe si një njeri që ka qenë aktivisht e angazhuar në politikë, e di që për çdo zyrtar të lartë partiak zgjedhjet janë vendime partiake dhe është e natyrshme


Ajo ka thënë se është e rëndësishme që mos të ketë intimidim, frikësim apo edhe abuzim të pushtetit.
“Si sekretare e përgjithshme e një subjekti politik dhe si një njeri që ka qenë aktivisht e angazhuar në politikë, e di që për çdo zyrtar të lartë partiak zgjedhjet janë vendime partiake dhe është e natyrshme që secili të angazhohet për fitoren aty ku garon. Por, është shumë me rëndësi mënyra se si angazhohet, është me rëndësi të mos ketë intimidim, frikësim apo abuzim të pushtetit. Njerëzit që janë të veshur me fuqi politike e institucionale duhet të jenë shumë të vëmendshëm në mënyrën se si e manifestojnë atë pushtet. Sot kemi parë pamje jo të këndshme edhe në Prishtinë, ku një qytetar xhirohet nga një person i veshur me pushtet dhe i rrethuar me bodyguardë. Pamje të tilla, përveç që janë të vrazhda dhe nuk i shërbejnë demokracisë, do të duhej të ishin të dënueshme. Qytetarët duhet të lihen të lirë dhe të votojnë vet”, tha ajo në konferencën për media.
Ajo u ka bërë thirrje akterëvë politikë që të tregojnë maturi e përgjegjësi dhe të mos krijojnë tenisione.
“Ftoj të gjithë akterët politikë dhe çdo person që mban përgjegjësi publike që sot të tregojë maturi dhe përgjegjësi, duke mos kontribuar në asnjë formë në tensionimin e situatave në asnjë komunë të vendit. Përkundrazi, t’u mundësohet qytetarëve që të votojnë qetë dhe në mënyrë plotësisht demokratike. Le ta mbajmë këtë ditë demokratike deri në fund të saj, me qetësi, korrektësi dhe me respekt ndaj secilit votues. E pastaj, sonte le ta presim me besim rezultatin e zgjedhjeve”, theksoi Çitaku./Ekonomia Online