Dimitrieska-Koçovska: Rritja e ekonomisë vitin e ardhshëm mbi 3,5 për qind, është bazuar në investime
Rritja e ekonomisë së Maqedonisë sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave për këtë vit është 2,1 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm edhe më shumë se 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor 4 për qind. Këtë e tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçovska në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, ku […]
Rritja e ekonomisë së Maqedonisë sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave për këtë vit është 2,1 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm edhe më shumë se 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor 4 për qind. Këtë e tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçovska në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, ku merr pjesë në Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
“Po ndryshojmë tërësisht konceptin ekonomik në drejtimin që do të mbështesim investimet, ndërsa jo konsumin. Në vijim është ai projekt i madh të cilin e kemi bërë për komunat. Thirrja është në vazhdim, kështu që do të ketë një realizim të madh. Gjithashtu, 250 milionë euro mbështetje për sektorin privat. Do të thotë presim që definitivisht t’i realizojmë ato shkallë të rritjes të cilat ne si Ministri e Financave i projektojmë, ndërsa ajo është 2,1 për qind deri në fund të vitit dhe për vitin e ardhshëm do të shohim por do të jetë më shumë se 3,5 për qind”, tha ministrja duke u kthyer në projeksionet e Bankës Botërore, të cilat siç thotë janë logjike nëse merren parasysh supozimet e përdorura të BB-së, dhe kjo është ajo që mbeti nga Qeveria e kaluar, rezultate të dobëta dhe rritje e ulët e PBB-së.
Në lidhje me deficitin buxhetor, në intervistë thekson se gjatë natës nuk mund të arrihen rregulla fiskale për deficitin buxhetor deri në 3 për qind të PBB-së dhe borxhi publik deri në 60 për qind dhe se nevojitet kohë të konsolidohet.
“Vitin e ardhshëm është planifikuar deficit buxhetor në 4 për qind, pastaj tjetrin 3,5 për qind dhe të arrijmë deri në 3 për qind, përkatësisht të plotësohet konsolidimi. Ajo që është më e rëndësishmja të paktën për momentin sipas mendimit tim, është korrupsioni dhe mendoj se këtu të paktën si ministre e Financave e cila është përgjegjëse për një pjesë të institucioneve të cilat duhet, gjithashtu të kenë kujdes shumë, të paktën në ekonominë gri, do të thoja se këtu nuk kemi më kompromis dhe fuqishëm luftojmë kundër korrupsionit dhe krimit dhe në këtë pjesë pres rezultate pozitive në periudhën e ardhshme”, tha ministrja e Financave.
Në intervistë ajo u kthye edhe në huanë nga Banka hungareze për eksport-import, për të cilën tha se bëhet fjalë për hua të planifikuar nga Qeveria paraprake e cila realizohet me kredi nën kushte të volitshme në vend se me euroobligacione.
Ajo theksoi se paratë janë destinuar për investime në sektorin privat dhe mbështetje të komunave për projekte infrastrukturore.