Disa persona të mitur ngacmuan seksualisht një vajzë në një autobus të NQP-së
Disa meshkuj të mitur, dje në një autobus të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik – Shkup, kanë ngacmuar seksualisht një të mitur, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk. “Dje në ora 14:45 në SPB Shkup, një 48-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30 në autobusin e NQP-së, i cili po udhëtonte nga Qendra për në Komunën […]
Disa meshkuj të mitur, dje në një autobus të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik – Shkup, kanë ngacmuar seksualisht një të mitur, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.
“Dje në ora 14:45 në SPB Shkup, një 48-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30 në autobusin e NQP-së, i cili po udhëtonte nga Qendra për në Komunën e Aerodromit, disa meshkuj të mitur kanë shqetësuar vajzën e tij të mitur dhe e kanë prekur në trup, ndërsa njëri prej tyre është zhveshur. Është njoftuar prokurori publik për të mitur dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thanë nga MPB.