Disa qytetarë në Maqedoninë e Veriut nuk do të paguajnë shpenzime për llogarinë bankare, ndërsa të tjerët 40 denarë në muaj, sqaroi BP
Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar që disa kategori të qytetarëve janë të liruar nga shpenzimet bankare gjatë pagesave të ndryshme, derisa shumica e bankave tashmë i kanë rritur shpenzimet për shërbimet e tilla, transmeton Portalb.mk. “Në përputhje me Ligjin për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, për kategori të caktuara të […]
Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar që disa kategori të qytetarëve janë të liruar nga shpenzimet bankare gjatë pagesave të ndryshme, derisa shumica e bankave tashmë i kanë rritur shpenzimet për shërbimet e tilla, transmeton Portalb.mk.
“Në përputhje me Ligjin për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, për kategori të caktuara të qytetarëve, tarifa për llogarinë e pagesave me funksion bazë është zero denarë”, deklaroi Biljana Donovska – Geceva nga Banka Popullore.
Ata sqaruan që në këtë kategori përfshihen studentët dhe nxënësit që marrin bursa apo ndonjë lloj të krediti dhe rastet sociale.
Ndryshe, në bazë të llogarive të fundit, qytetarët për shërbimet bankare duhet të paguajnë më së shumti deri 40 denarë në bankën ku është klient. Kjo llogaritje është në bazë të nivelit të pagës neto mujore.
Ndryshe, Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut në muajin korrik në një takim me pensionistët e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë ka theksuar që pensionistët dhe studentët do të paguajnë më pak për llogaritë bankare.
Trendi i mëtejshëm pozitivi i rritjes së pagesave digjitale vazhdoi në Maqedoninë e Veriut edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024. Këtë e sqaroi Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut përmes statistikave.