RMV, u shkarkua gjykatësi i cili brenda pak ditëve foli 97 herë në telefon me biznesmenin e akuzuar, në kohën kur e liroi

Këshilli Gjyqësor sot në një seancë të mbyllur për publikun e ka shkarkuar gjyqtarin Lazar Nanev. Ai 97 herë bisedoi në telefon me palën e akuzuar, në një lëndë që e gjykoi ai personalisht, raportoi SDK, transmeton Portalb.mk. Ai ka biseduar me të akuzuarin Vaçno Kuzmanov, pronarin e firmës “Ango Vest”. Më herët, prokurori i […]

tetor 17, 2024 - 00:00
 0  5
RMV, u shkarkua gjykatësi i cili brenda pak ditëve foli 97 herë në telefon me biznesmenin e akuzuar, në kohën kur e liroi
Foto ilustrim, e edituar nga Portalb.mk

Këshilli Gjyqësor sot në një seancë të mbyllur për publikun e ka shkarkuar gjyqtarin Lazar Nanev. Ai 97 herë bisedoi në telefon me palën e akuzuar, në një lëndë që e gjykoi ai personalisht, raportoi SDK, transmeton Portalb.mk.

Ai ka biseduar me të akuzuarin Vaçno Kuzmanov, pronarin e firmës “Ango Vest”.

Më herët, prokurori i lartë publik, Hajrullah Mustafi e ka paraqitur Nanevin në Këshillin e Gjyqtarëve, duke siguruar si dëshmi listën e thirrjeve në telefon nga ana e gjyqtarit Nanev.

Për shkak presionit dhe sjelljes së pahijshme, atë e ka raportuar edhe prokurorja nga Kavadarci.

Në periudhën kur procedurat e ankesave janë duke rrjedhur, janë pezulluar dy procedurat e nisura për shkarkimin e Nanevit. Një nga procedurat e propozuara për shkarkim vjen nga kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ndërsa tjetra nga avokatja e cila vjen nga Kavadari. Të dy rastet për përdorimin e gjuhës fyese.