Disenjatorja e modës ngre padi ndaj P.Diddyt

Reperi, P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs po përballet me një tjetër padi, këtë herë nga disenjatorja e modës Bryana “Bana” Bongolan. Ajo e ka akuzuar reperin për sulm seksual, shkaktim të dhimbjes emocionale dhe mbajtje të paligjshme në burg, duke pretenduar se ai e kërcënoi me jetë dhe e mbajti […]

dhjetor 2, 2024 - 15:00
 0  6
Disenjatorja e modës ngre padi ndaj P.Diddyt

Reperi, P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs po përballet me një tjetër padi, këtë herë nga disenjatorja e modës Bryana “Bana” Bongolan.

Ajo e ka akuzuar reperin për sulm seksual, shkaktim të dhimbjes emocionale dhe mbajtje të paligjshme në burg, duke pretenduar se ai e kërcënoi me jetë dhe e mbajti varur në një ballkon në katin e 17-të të një ndërtese, ka shkruar The Rolling Stone.

Përfaqësuesit e Combsit i kanë mohuar akuzat, duke thënë se reperi është i sigurt që paditë do të konsiderohen si të pabaza.

“Kushdo ka të drejtën të ngrejë një padi, pavarësisht provave që mund të ketë ose jo”, kanë deklaruar avokatët e tij.

Ata kanë theksuar gjithashtu se Bongolan që nga viti i kaluar e ka shprehur  dëshirën për të paditur Combsin dhe ka kërkuar përfaqësim ligjor për të ndjekur këtë çështje.

Në padinë e saj, Bongolan ka shpjeguar se është njohur me Combsin përmes ish-të dashurës së tij, këngëtares, Cassandra “Cassie” Ventura, rreth vitit 2014, ndërsa punonte me të në një dyqan në Los Angeles.
Ajo në padi ka thënë se lidhja e saj me Venturan e bëri dëshmitare të disa rasteve të abuzimit të Combs ndaj ish-të dashurës së tij.

Sipas Bongolan, abuzimi ishte intensifikuar deri në incidentin që ajo e përshkruan, ku sipas saj, Combs e ngriti mbi grilat e një ballkoni të katit të 17-të të një ndërtese, duke e kërcënuar me jetë dhe duke i thënë: “A e di çfarë ke bërë? A e di çfarë ke bërë?”

Avokati i Bongolanit, James R. Nikraftar, e kritikoi ashpër Combsin.

“Qëllimi i vetëm i mbajtjes së dikujt mbi grilat e një ballkoni është ta vrasësh atë ose ta terrorizosh qëllimisht dhe ta privosh nga çdo ndjenjë sigurie dhe kontrolli mbi trupin dhe jetën e saj”, ka theksuar ai.
Në padi Bongolan ka theksuar se nuk do të lejojë që frika nga kjo përvojë të kontrollojë jetën e saj dhe kërkon që Combsi të marrë përgjegjësi për traumën që ajo pretendon se ka përjetuar.

Kjo padi i shotohet numrit e disa rasteve ligjore me të cilat po përballet Combs që nga fundi i vitit të kaluar. Mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përkundër dorëzanisë prej 50 milionë dollarësh amerikanë.

Gjykimi për të pritet të fillojë në muajin maj të vitit 2025.