Gresë Gashi: Familja e ish-partnerit tim më ka dashur shumë, akoma pi kafe me vëllezërit e tij edhe pse jemi ndarë
Gresë Gashi ka folur së fundmi me banorët e tjerë në shtëpi për familjen e ish-partnerit të saj. Ajo thotë se familja e tij e kanë dashur shumë dhe e kanë respektuar në maksimum. Veç kësaj, aktorja shqiptare thekson se edhe pse është ndarë akoma ia respekton vëllezërit dhe pi kafe me ta. Foto: Screenshot/Instagram […]
Gresë Gashi ka folur së fundmi me banorët e tjerë në shtëpi për familjen e ish-partnerit të saj.
Ajo thotë se familja e tij e kanë dashur shumë dhe e kanë respektuar në maksimum.
Veç kësaj, aktorja shqiptare thekson se edhe pse është ndarë akoma ia respekton vëllezërit dhe pi kafe me ta.
“Unë kur jam lidhur me ish-të dashurin tim familja e tij më ka dashur jashtëzakonisht shumë, edhe unë nuk e di si është ndjenja mos me të dasht familja e partnerit se mua më kanë dashur dhe më kanë respektuar tejet shumë”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Edhe nëna e tij, se babanë nuk e ka pasur, mandej i ka vdekur edhe nëna. Por sa ka qenë nëna e vetë më ka dashur tepër shumë, mandej vëllezërit e tij më kanë respektuar dhe më kanë dashur shumë”.
Konkurrentja ndër të tjerash tha: “Unë akoma edhe pse jam ndarë për ta kam respekt dhe kudo që i shoh i përqafi, i respektoj dhe më respektojnë edhe kafe pi me ta dhe nuk e kam pikë problemi se kanë qenë njerëz të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm dhe më kanë pritur tepër mirë”.
Gresa momentalisht është deklaruar beqare me hyrjen në këtë format të famshëm.