DMSH: Është shuar zjarri në deponinë “Drislla” që shpërtheu mbrëmë
Shkup, 16 shtator – Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim (DMSH) informoi se mbrëmë para orës 23:00 përsëri ishte shkaktuar zjarr në deponinë “Drislla”, në vend krejt tjetër, më larg nga vendi… The post DMSH: Është shuar zjarri në deponinë “Drislla” që shpërtheu mbrëmë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 16 shtator – Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim (DMSH) informoi se mbrëmë para orës 23:00 përsëri ishte shkaktuar zjarr në deponinë “Drislla”, në vend krejt tjetër, më larg nga vendi i cili ishte aktiv ditët e mëparshme. Një orë më vonë zjarri ishte shuar.
“Zjarrfikësit e Shkupit menjëherë shkuan në vendngjarje dhe filluan shuarjen e zjarrit, por për shkak të specifikës së zjarrit, ishte e nevojshme që njëkohësisht të varrosej edhe zona e djegur, prandaj u aktivizuan makinat e ndërtimit që ishin tashmë aty, dhe shoferët e tyre mbërritën shpejt. Një orë më vonë, zjarri u shua dhe u varros, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesën kryesore të deponisë”, njofton DMSH.
Të dielën deponinë “Drislla” e vizitoi edhe kryeministri Hristian Mickoski. “Falë ndërhyrjes me kohë të shërbimeve, situata është e qëndrueshme dhe nuk ekziston rrezik për përhapje të mëtutjeshme, shkroi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
The post DMSH: Është shuar zjarri në deponinë “Drislla” që shpërtheu mbrëmë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
