Slaveski-Presker: Konfirmim i rëndësisë së Bankës popullore për stabilitetin ekonomik

Shkup, 16 shtator – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker dhe me këshilltarin ekonomik Goran Krizh. Në bisedë u theksua roli… The post Slaveski-Presker: Konfirmim i rëndësisë së Bankës popullore për stabilitetin ekonomik first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 16, 2025 - 11:00
 0
Slaveski-Presker: Konfirmim i rëndësisë së Bankës popullore për stabilitetin ekonomik

Shkup, 16 shtator – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker dhe me këshilltarin ekonomik Goran Krizh. Në bisedë u theksua roli i Bankës Popullore në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe rëndësia e besimit në sistemin financiar për zhvillimin ekonomik dhe investimet, kumtuan nga Banka Popullore.

Guvernatori Slaveski në takim e theksoi edhe angazhimin e Bankës Popullore ndaj këtyre parimeve, ndërsa ambasadori Presker theksoi lidhjet e mira diplomatike dhe ekonomike shumëvjeçare midis dy ekonomive, veçanërisht në sektorin financiar ku një numër i madh i kompanive të njohura sllovene janë të përfshira në mënyrë aktive.

“Lidhur me sektorin financiar, guvernatori Slaveski iu referua përpjekjeve të Bankës Popullore për të ulur kompensimet e shërbimeve bankare, me qëllim sigurimin e shërbimeve financiare më të arritshme për të gjitha subjektet ekonomike. Ambasadori Presker shprehu kënaqësinë nga përpjekjet e Bankës Popullore dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë, përfshirë edhe përmes qendrës për trajtim CEF”, thuhet në kumtesën nga Banka Popullore. 

 Takimi, thonë nga atje, përfaqëson një mundësi për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe promovimin e bashkëpunimit. 

The post Slaveski-Presker: Konfirmim i rëndësisë së Bankës popullore për stabilitetin ekonomik first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.