Do të rritet nga 30 në 50 denarë çmimi i parkingut në Qendrën Klinike Shkup
Parkimi në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të rritet nga 30 në 50 denarë për orë, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Prizma njoftoi dje se kompania “Gjoka Construction” nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun në Qendrën Klinike në Shkup. Taravari konfirmoi për BIRN se kjo kompani shqiptare do të menaxhojë parkingun […]


Parkimi në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të rritet nga 30 në 50 denarë për orë, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Prizma njoftoi dje se kompania “Gjoka Construction” nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun në Qendrën Klinike në Shkup. Taravari konfirmoi për BIRN se kjo kompani shqiptare do të menaxhojë parkingun përmes një partneriteti publik-privat për 20 vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.
Njoftimit i cili u publikua më 15 nëntor iu përgjigj vetëm “Gjoka Construction”. E themeluar në Tiranë në vitin 1994, ka një degë në Shkup që nga viti 2022.
Taravari tha sot se marrëveshja ende nuk është nënshkruar, se duhet të kalojë edhe disa filtra të tjerë, por nëse ka një reagim të madh publik, ose Qeveria nuk e miraton, atëherë nuk do të nënshkruhet.
Nëse nënshkruhet, Taravari beson se garazhet në kate duhet të ndërtohen brenda 6 muajve deri në një vit.
“Më duhet të them se kontrata nuk është 20 vjeçare, por kusht në kontratë është që kompania fituese e tenderit të menaxhojë parkingun derisa të jetë qendra klinike. Nuk besoj se Qendra Klinike do të qëndrojë atje më shumë se 7-8, ndoshta edhe 10 vjet. Prandaj nuk ka pasur interesim nga kompanitë, nëse do të kishte qenë për një periudhë më të gjatë do të kishte aplikuar më shumë”, tha Taravari sot”, duke iu përgjigjur gazetarëve një ngjarje për promovimin e një kati të rinovuar të Klinikës Infektive.
Në pyetjen e gazetarëve për çmimin, ministri tha se beson se 50 denarë është çmim i mirë.
“Unë nuk mendoj se është një çmim shumë i lartë. Parkimi në ‘Ramstor’ kushton 60 denarë, ndërsa në ‘Nova Makedonija’ kushton 40 denarë. Në Shkup ka vende ku parkimi kushton 100, 150 denarë në orë”, tha ministri, për të cilën gazetarët reaguan duke thënë se pacientët nuk shkojnë në Klinikë për shëtitje.
Partneri privat duhet të ndërtojë garazhe montazhë dykatëshe, të menaxhojë të gjithë parkingun e Qendrës Klinike dhe në këmbim shteti të marrë një përqind të totalit të të ardhurave vjetore.
Sipas vlerësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, investimi do t’i kushtonte koncesionarit pak më shumë se dhjetë milionë euro. Aktualisht Qendra Klinike ka 800 vende parkimi dhe garazhet dykatëshe do të siguronin 800 deri në 900 të tjera.
“Gjoka Construction” ka vite që fiton tenderë të mëdhenj në Shqipëri. Një prej tyre është ndërtimi i autostradës që duhet të lidhë Dibrën me Tiranën. Krahas ndërtimit, familja Gjoka ka kompani që lidhen me biznesin e energjisë.
Ideja për rregullimin e kaosit të trafikut në Qendrën Klinike me garazhe në kate daton prej më shumë se 12 vitesh, që nga koha kur ministër i Shëndetësisë ishte Nikolla Todorov. Sipas vlerësimeve të tij në atë kohë, mesatarisht 2040 automjete hynin në ditë dhe parkingu atëherë kishte vetëm 1000 vende për makina. Propozimi i Todorovit ishte ndërtimi i garazheve dykatëshe me 1250 vendparkime për garazh. Por kjo nuk u realizua edhe pse u përcaktuan lokacionet për ndërtim– pranë Fakultetit të Farmacisë dhe në lokacionin e Institutit për Tuberkulozë.