Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur

Qindra njerëz janë mbledhur sot në Windsor për të protestuar kundër vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili do të qëndrojë në Britani dy ditë në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje 10 miliardë-dollarëshe me kryeministrin Keir Starmer. Ndërkohë që pritet ulja e avionit të Presidentit të shoqëruar nga gruaja e tij […]

shtator 16, 2025 - 23:30
 0
Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur

Qindra njerëz janë mbledhur sot në Windsor për të protestuar kundër vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili do të qëndrojë në Britani dy ditë në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje 10 miliardë-dollarëshe me kryeministrin Keir Starmer.

Ndërkohë që pritet ulja e avionit të Presidentit të shoqëruar nga gruaja e tij Melania, protestuesit e kanë shoqëruar kryengritjen e tyre me sloganin: “Thuajeni me zë të lartë, thuajeni qartë, Donald Trump nuk është i mirëpritur këtu”.

Protesta të mëtejshme priten gjithashtu nesër, me Koalicionin Stop Trump, i cili përfshin 50 sindikata dhe organizata bamirësie, duke thënë se do të organizojnë një demonstratë kombëtare në Londër kundër vizitës shtetërore.