Donald Trump kritikon planin europian për Ngushticën e Hormuzit

Donald Trump ka kritikuar ashpër planin e supozuar europian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa përfshirjen e Amerikës Duke folur për Fox News, ai e quajti këtë nismë “shumë të trishtueshme” dhe shtoi: “Hormuzi po rihapet tashmë, ka anije që hyjnë dhe dalin. Por si mund të jesh me një grup vendesh me këtë […]

Prill 15, 2026 - 19:30
Donald Trump kritikon planin europian për Ngushticën e Hormuzit

Donald Trump ka kritikuar ashpër planin e supozuar europian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa përfshirjen e Amerikës

Duke folur për Fox News, ai e quajti këtë nismë “shumë të trishtueshme” dhe shtoi: “Hormuzi po rihapet tashmë, ka anije që hyjnë dhe dalin. Por si mund të jesh me një grup vendesh me këtë qëndrim?”

Trump solli edhe një shembull tjetër: Groenlanda. “Na duhej për të mbrojtur botën nga Rusia dhe Kina”, tha ai.

Ndërkohë, në Europë po lëvizet në drejtim tjetër. Emmanuel Macron dhe Keir Starmer do të drejtojnë të premten në Paris një konferencë me synim rikthimin e lirisë së lundrimit në Hormuz.