Theret me thikë një person në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati
Mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, një person është therur me thikë nga dy të dyshuar, të cilët aktualisht ndodhen në arrati. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendren Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës është liruar për në shtëpi. “Lidhur me rastin


Mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, një person është therur me thikë nga dy të dyshuar, të cilët aktualisht ndodhen në arrati.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendren Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës është liruar për në shtëpi.
“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.
