‘Drama’ e Konjufcës me Listën Serbe, Lushtaku: Po mundohen me shit patriotizëm në momentin e fundit

Gjatë seancës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka larguar nga salla deputetët e Listës Serbe. Konjufca e ka cilësuar provokim veprimin e deputetëve të Listës Serbe që shkuan në sallë plenare për t’u nënshkruar, duke thënë se ata vijnë një herë në gjashtë muaj “për të keqpërdorur paratë e taksapaguesve” të Kosovës. Lidhur

dhjetor 7, 2024 - 20:00
 0  6
‘Drama’ e Konjufcës me Listën Serbe, Lushtaku: Po mundohen me shit patriotizëm në momentin e fundit
‘drama’-e-konjufces-me-listen-serbe,-lushtaku:-po-mundohen-me-shit-patriotizem-ne-momentin-e-fundit

‘drama’-e-konjufces-me-listen-serbe,-lushtaku:-po-mundohen-me-shit-patriotizem-ne-momentin-e-fundit

Gjatë seancës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka larguar nga salla deputetët e Listës Serbe.

Konjufca e ka cilësuar provokim veprimin e deputetëve të Listës Serbe që shkuan në sallë plenare për t’u nënshkruar, duke thënë se ata vijnë një herë në gjashtë muaj “për të keqpërdorur paratë e taksapaguesve” të Kosovës.

Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se largimi i tyre nga ana e partisë në pushtet ndërlidhet me pjesën elektorale.

Deputeti pyeti se ku ka qenë më herët Konjufca dhe Vetëvendosja?

“I kanë shti vesht në lesh në këtë pjesë”, vlerësoi ai.

“Besoj që kjo po ndërlidhet po ashtu me pjesën elektorale në atë që kemi para vetës dhe po mundohen me shitë patriotizëm në momentin e fundit, ndërsa nuk kanë bë veprime që  e kanë ndaluar edhe më herët, ku kanë qenë ata në këtë rast partia në pushtet, që nëse ka indikatorë me i vendos edhe në listë të zezë edhe vetë listën serbe, ku ka qenë më herët edhe Glauku edhe Vetëvendosja. D.m.th i kanë shti vesht në lesh në këtë pjesë, me keqardhje them se në fund të ditës, kur është vrarë Afrim Bunjaku sigurisht edhe atëherë ka pasë indikatorë që e nderlidh me listën serbe. Ndërsa, ne kemi parë edhe reagimet e Mimozës, para Banjskës, por kanë kritikuar edhe pse ka qenë para Banjkës pse është takuar me një kryeministër atëherë edhe atëherë e ka pasë të njejtin letërnjoftim për të, që e ka ndryshu komunikimin apo interesat e ndryshëm që me votu Lista Serbe me i largu edhe veteranët e luftës, për ligjin për pagën minimale, edhe familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, të verbërit, paraplegjikët, tetraplegjikët me amrrëveshje me listën serbe”, tha ai në “BlicInterview”