Egli viktimë e dashurisë nga Gjesti? Vjen deklarata e fortë nga producenti i njohur

Romanca mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut. Pyetja më e shpeshtë e fansave të tyre është se ‘çfarë po ndodh me ta jashtë shtëpisë së Big Brother VIP 4?’. E pikërisht kjo marrëdhënie u diskutua një ditë më parë me panelin e të ftuarve në emisionin “Ftesë në […]

Prill 26, 2025 - 00:02
 0  4
Egli viktimë e dashurisë nga Gjesti? Vjen deklarata e fortë nga producenti i njohur

Romanca mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

Pyetja më e shpeshtë e fansave të tyre është se ‘çfarë po ndodh me ta jashtë shtëpisë së Big Brother VIP 4?’.

E pikërisht kjo marrëdhënie u diskutua një ditë më parë me panelin e të ftuarve në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulo.

I ftuar ishte producenti i njohur, Eduard Deda, i cili u shpreh se i vjen keq për Eglin, pasi sipas tij ajo është mashtruar në këtë marrëdhënie.

Producenti shton se ish-finalistja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është e afeksionuar pas fituesit të BBV 4 dhe viktimë e ndjenjës së vet.

Kush ishte më “i zjarrtë” në shtrat, Ben Affleck apo Brad Pitt? Aktorja e njohur ÇUDIT me deklaratën e saj!
“Mua më vjen shumë keq për këtë vajzë, e cila realisht është mashtruar në këtë marrëdhënie. Ajo i ka dhënë fitoren dhe gjithë vëmendjen e mundshme këtij djali. U kujdes për këtë djalë maksimalisht, tregoi që vërtetë e donte. Mendoj që ajo vajza është e afeksionuar pas atij djali, por është viktimë e ndjenjës së vet”, tha Deda.