Këtë fundjavë do të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit në kuadër të javës së XXIX-të
Nesër do të fillojnë ndeshjet e javës së XXIX-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e vetme që do të luhet të shtunën është ajo ndërmjet Vardarit dhe Besës, ndeshje e cila do të luhet në qendrën e ushtrimeve “Petar Milloshevski”, duke filluar prej orës 16:00, transmeton Portalb.mk. Të dielën do të […]


Nesër do të fillojnë ndeshjet e javës së XXIX-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e vetme që do të luhet të shtunën është ajo ndërmjet Vardarit dhe Besës, ndeshje e cila do të luhet në qendrën e ushtrimeve “Petar Milloshevski”, duke filluar prej orës 16:00, transmeton Portalb.mk.
Të dielën do të luhen katër ndeshje. Shkëndija do të luan kundër Shkupit, Gostviari kundër Rabotniçkit, Sileksi do të pret Strugën, ndërsa Pelisteri do të luajë kundër Tikveshit. Të gjitha ndeshjet të dielën do të fillojnë prej orës 16:00.
Ndeshja e vetme që do të luhet të hënën është ajo ndërmjet AP Brerës dhe Voskës.
Shkëndija gjendet në krye të tabelës me 62 pikë, katër më shumë se Sileksi. Gostivari gjendet e pesta me 48 pikë, Struga e gjashta me 46 pikë, Shkupi me 33 pikë, Besa e parafundit me 24 pikë, ndërsa Voska Sport e fundit me 22 pikë.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin.
Në kuadër të Kupës së Maqedonisë, Struga në finale do të luan kundër Vardarit. Në vitin 2024 në garën për Kupën e Maqedonisë, Tikveshi në finale ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.