Drejtor i MEPSO-s u emërua Burim Latifi, u zgjodhën edhe anëtarët e Bordit mbikëqyrës dhe menaxhues
Drejtor i ri i ShA MEPSO u emërua Burim Latifi, ndërsa zëvendës drejtor Aleksandar Paunoski. Drejtori i ri Latifi është anëtar i koalicionit “VLEN”. Ministria e Transportit bën me dije se si aksionar i vetëm i Sh.A. MEPSO ka emëruar edhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës të kompanisë, transmeton Portalb.mk. Kështu, Jovan Lazarev, Zoran […]
Drejtor i ri i ShA MEPSO u emërua Burim Latifi, ndërsa zëvendës drejtor Aleksandar Paunoski. Drejtori i ri Latifi është anëtar i koalicionit “VLEN”. Ministria e Transportit bën me dije se si aksionar i vetëm i Sh.A. MEPSO ka emëruar edhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës të kompanisë, transmeton Portalb.mk.
Kështu, Jovan Lazarev, Zoran Todorovski, Elizabeta Giovska, Simona Domazetovska Markovsaka, Agron Rustemi, Zvonko Boshkov dhe Ali Ismaili u zgjodhën për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike Sh.A. për transmetimin e energjisë elektrike dhe menaxhimin e sistemit shtetëror elektrik Shkup.
Bordi mbikëqyrës, ndërkaq, siç informojnë nga ministria përkatëse, në seancën e djeshme zgjodhi edhe anëtarët e Bordit drejtues, në përbërje të të cilit janë: Sashko Lakinski, Vase Jovevski, Anastasia Ilieska, Ivan Ivanov dhe Martin Malinovski.
“Me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues dhe Mbikëqyrës, i jepet përparësi menaxhimit efikas të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike përmes zhvillimit optimal dhe të qëndrueshëm të kompanisë, e gjitha kjo me synim plotësimin e nevojave për energji elektrike për përdoruesit fundorë” , thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transporteve.
Këshilli Drejtues dhe Mbikëqyrës, sipas Ministrisë, do të ketë për detyrë konsolidimin e Shoqërisë Aksionare nga problemet e trashëguara, përballjen me korrupsionin dhe forcimin e kapaciteteve të kompanisë në drejtim të realizimit të projekteve zhvillimore që do të kontribuojnë në përmirësimin e rrjeti i transmetimit.
Latifi do të pasojë Zudi Enuzi Kokan i emëruar në shtator të vitit 2023.