Në Shkup janë kryer 150 analiza falas të mëlçisë, dhjetë persona janë referuar për ekzaminime shtesë
Dje, vetëm për dy orë e gjysmë, një ekip mobil mjekësor në Shkup ka kryer 150 ekzaminime me fibroskan, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, pasi dje ka nisur fushata për kontrolle falas dhe anonime për hepatitin B, C dhe HIV, si dhe elastografia për sëmundjet kronike të mëlçisë, transmeton Portalb.mk. Fushata e përbashkët realizohet në bashkëpunim […]
Dje, vetëm për dy orë e gjysmë, një ekip mobil mjekësor në Shkup ka kryer 150 ekzaminime me fibroskan, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, pasi dje ka nisur fushata për kontrolle falas dhe anonime për hepatitin B, C dhe HIV, si dhe elastografia për sëmundjet kronike të mëlçisë, transmeton Portalb.mk.
Fushata e përbashkët realizohet në bashkëpunim me Klinikën e Gastro-Enterohepatologjinë dhe organizatën joqeveritare “Hepar Qendra”, në Manastir.
Gjatë testimit, dhjetë qytetarë janë konstatuar me shenja të cirrozës dhe menjëherë janë udhëzuar që të kryejnë ekzaminime plotësuese në Klinikën Gastro.
Dje pasdite, ekipi mobil është vendosur në sheshin e qytetit të Kumanovës, sot ka qenë në Gostivar, nga ora 9 deri në 11:00, ndërsa pasdite qytetarët nga Strumica do të kenë mundësi për ekzaminim parandalues, nga ora 17:30 deri në 19:30.
Në periudhën e ardhshme testimet do të vazhdojnë në Strugë, Ohër, Manastir dhe Kavadar, njofton Ministria e Shëndetësisë.