Drejtori i EMV-së, Konjanovski: Historia e krimit në REK Manastir ka pjesë të dytë

Ata u sollën pa mëshirë me REK Manastirin, sektorin energjetik dhe kjo kontribuoi në një gjendje shumë, shumë të keqe. Ajo që u shkatërrua në pesë, gjashtë, shtatë vitet paraprake në aspektin e tenderëve fitimprurës, në aspektin e “egërsimit” të menaxhmentit të REK Manastirit së bashku me kompani të caktuara të jashtme, kontribuon në sistemin […]

dhjetor 15, 2024 - 19:00
 0  5
Drejtori i EMV-së, Konjanovski: Historia e krimit në REK Manastir ka pjesë të dytë
REK Manastir, foto: Elektranat e Maqedonisë së Veriut

Ata u sollën pa mëshirë me REK Manastirin, sektorin energjetik dhe kjo kontribuoi në një gjendje shumë, shumë të keqe. Ajo që u shkatërrua në pesë, gjashtë, shtatë vitet paraprake në aspektin e tenderëve fitimprurës, në aspektin e “egërsimit” të menaxhmentit të REK Manastirit së bashku me kompani të caktuara të jashtme, kontribuon në sistemin jostabil energjetik që kemi sot. Kështu deklaroi drejtori i EMV-së, Zoran Konjanovski, në panel diskutimin e sotëm për gjendjen në REK Manastirit në Shkup, ndërsa iu referua edhe rastit të fundit lidhur me kompaninë “Brainkode”, e cila, sipas Konjanovskit, është transformuar nga kompani për tregtimin e mallrave për zyra, në një importues të produkteve kimike dhe ka marrë tre tendera nga EMV për blerjen e aditivëve nga Italia me vlerë 6.5 milionë euro, tendera në të cilët ishte ofertues i vetëm, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se fatkeqësisht kjo nuk është kompania e vetme që është formuar qëllimisht vetëm pak muaj para shpalljes së një procedure tenderimi.

“Një aditiv i tillë jo vetëm që është sjellë në REK Manastir, por është sjellë edhe në REK Oslomej dhe aty nuk është përdorur fare dhe kjo është një procedurë klasike mafioze, sikur për disa arsye që mund të jenë bërë edhe qëllimisht me kombinatin për të blerë një aditiv të tillë. Pjesa e dytë e kësaj historie është se vetëm një kompani ka guxuar të marrë pjesë në tender, por është sekret i hapur që nuk ka qenë kështu, por është ushtruar presion mbi kompanitë e tjera që ose të tërhiqen ose të shkojnë në një ankand elektronik ku u vunë sërish nën presion kompanitë e tjera duke i dekuarajuar që të ulnin çmimet”, tha Konjanovski.

Sipas tij, ky është “një krim epik që ka ndodhur në sistemin energjetik dhe është ndihmuar nga kryesia e LSDM-së, ndaj në vend që të investohen qindra milionë në miniera dhe termocentrale, janë investuar në xhepa individualë”.

Në aksionin e koduar “Aditiv”, i cili u krye me 10 dhjetordyshohen gjithsej 23 persona, disa prej të cilëve ish-drejtorë të ndërmarrjes shtetërore “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (ESM), REK “Manastiri” dhe REK “Oslomej”.

Siç njofton Prokuroria, në periudhën prej datës 13.4.2023 deri më 23.8.2024, disa nga të dyshuarit në cilësinë e tyre si zyrtarë në SHA EMV dhe SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, kanë krijuar një grup që kishte për qëllim kryerjen e akteve kriminale dhe shpërdorimit të procedurës së prokurimit publik, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat, shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe pastrimit të parave dhe produkteve të tjera nga një vepër penale e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit. 273 i Kodit Penal.

Të dyshuarit, përmes kompanive të tyre, të cilat më herët i kishin riregjistruar, janë marrë vesh mes tyre që të trukojnë procedurat për prokurimin e aditivit të thëngjillit për nevojat e SHA EMV – Rek “Manastir” dhe Rek “Oslomej”.

Dëmi nga veprat kriminale dhe korruptive llogaritet në rreth 6.5 milionë euro.

Në mesin e të dyshuarve ishin edhe emrat e dy ish-drejtorëve të EMV-së, Vasko Kovaçevski dhe Vasko Stefanov.

Stefanov ka qenë jashtë vendit ditën e shpalljes së operacionit, por ai është kthyer, pas së cilës është arrestuar dhe aktualisht po vuan masën e paraburgimit, së bashku me tetë të dyshuar të tjerë.

Paraardhësi i tij si drejtor i EMV-së, Vasko Kovaçevski, është ende i padisponueshëm për organet e zbatimit të ligjit, sepse ndodhet jashtë vendit. Ndryshe, siç u tha të mërkurën në konferencën me gazetarë në Prokurorinë Publike të RMV-së, nuk ka dëshmi se ai ka qenë pjesë e organizatorëve të grupit dhe dyshohet për veprën penale të kryerjes së detyrës nga pakujdesia.

Mes të dyshuarve janë EDHE: Pece Matevski, Ardian Muça, Danço Stojanovski, Maja Jordanova, Nebojsha Stojanoviq.