Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Dëmi nga sulmi terrorist në kanal ishte mbi 376 mijë euro, pa ndërhyrje dëmet do të ishin milonëshe

Në gjykatën themelore në Prishtinë, drejtori në departamentin e ujë-rigjenerimit në Ibër-Lepenc, Ernes Kërqeli ka dëshmuar për natën kritike të 24 nëntorit të vitit 2024 ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit. Ai tha se dëmi ...

Korrik 27, 2026 - 13:00
Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Dëmi nga sulmi terrorist në kanal ishte mbi 376 mijë euro, pa ndërhyrje dëmet do të ishin milonëshe
drejtori-i-“iber-lepencit”:-demi-nga-sulmi-terrorist-ne-kanal-ishte-mbi-376-mije-euro,-pa-nderhyrje-demet-do-te-ishin-miloneshe

drejtori-i-“iber-lepencit”:-demi-nga-sulmi-terrorist-ne-kanal-ishte-mbi-376-mije-euro,-pa-nderhyrje-demet-do-te-ishin-miloneshe

Në gjykatën themelore në Prishtinë, drejtori në departamentin e ujë-rigjenerimit në Ibër-Lepenc, Ernes Kërqeli ka dëshmuar për natën kritike të 24 nëntorit të vitit 2024 ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai tha se dëmi i shkaktuar në kanalin e Ibër-Lepencit ishte mbi 376 mijë euro.

Kërqeli para trupit gjykues tha se në natën kritike janë vendosur gjashtë gypa në mënyrë që uji të mos ndalet për Kosovën B.

“Në kohën kur kam marrë njoftimin prej punëtorëve tonë, rreth orës 19:00, në mbrëmje për sulmin kam njoftuar ekipet, kryeshefin ekzekutiv Faruk Mujka për ndodhinë që na ka ndodhur, nuk e kemi ditur dëmin dhe lokacionin e saktë. Pas njoftimit prej punëtorëve tonë kemi marrë njoftim edhe nga policia e Kosovës dhe të gjithë ekipet i kemi nisur për në atë pjesë. Pas një kohë të shkurtër kam mbërri prej Gjilanit së bashku me kolege në vendngjarje dhe kemi pa që dëmi ishte jashtëzakonisht i madh. Ne si ndërmarrje nuk jemi ballafaquar asnjëherë me aso fëmijë. Fatmirësisht kemi pasur ekipe me makineri të rëndë të cilët kanë qenë duke punuar në komunën e Zubin Potokut, i kemi thirrur ekipet dhe kemi filluar me mendu në sanimin e dëmit në mënyrë që uji të mos ndalej në rrjedhën e poshtme të kanalit. Pasi kemi pritur leje nga policia dhe organet kompetente, ne kemi ndërmarrë masat qe në atë pjesë të dëmtuar te kanalit ta vendosum një zgjidhje të përkohshme. Meqenëse dëmi ka qenë i madh zgjidhja që e kemi bërë atë ditë nuk ka qenë 100 përqind funksionale edhe pse kemi vendosur gjashtë gypa në mënyrë që uji të vazhdojë dhe të mos ndalet për Kosovën B”, tha ai.

Tutje, ai tha se më 24 nëntor kur ka ndodhur sulmi, ekipi i ndërmarrjes ka arritur të kthej furnizimin vetëm 75 përqind.

Furnizimi për ujësjellësin, sipas tij, është ndalur për 3-4 ditë.

“Ne kemi arritur në natën kritike, me e kthy furnizimin vetëm 75 përqind të furnizimit të rregullt. Prej kohës kur ka ndodhur sulmi, ne rreth ores 2:00 kemi srritur me funksionalizu zgjidhjen e parë. Pas kësaj, kjo zgjidhje nuk ka qenë finksionale për shkak të dëmit në pjesën e fundme, ne kemi vazhduar me zgjidhjen tjetër. Furnizimi për ujësjellësa ëshyë ndërprerë 3-4 ditë dhe pas pesë ditë ujësjellësat nuk kanë mu dur me marrë fillimisht në kapacitete të plota”, tha ai.

Dëmi mbi 376 mijë euro u sanua përmes projektit të financuar nga Banka Botërore.

“Ne dëmin e shkaktuar e kemi sanuar nëpërmjet një projekti i cili ka qenë paraprakisht duke i zhvilluar, është kredi e marrë tek banka botërore që ka të bëjë me rehabilitimin e kanalit. Me këtë projekt ne kemi sanuar dëmin që na është shkaktuar nga sulmi dhe ky raport, është përpiluar prej konsulencës kompanitë që ne kemi angazhuar për mbikëqyrje për këtë projekt dhe Bankës Botërore dhe dëmi është mbi 376 mijë euro”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Ibër-Lepencit tha se nuk i ka takuar asnjëherë të akuzuarit.

Ai u pyet edhe nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli se kush ishte i pranishëm në vend të ngjarjes.

“Forcat policore, KFOR dhe punëotrë tonë të cilët kanë mbërritur më shpejtë se une. Ne nuk kemi filluar me sanuar pa na dhënë hetuesia aprovimin, kanë qenë duke i marrë mostrat dhe ekspert2 të tjerë kanë ardhur”, tha ai.

Kërqeli tha se nuk ka vërejtur ndonjë gjurmë njeriu.

Ai tregoi se çfarë dëme ishin shkaktuar po të mos ndërmerrej veprime po atë natë.

“Dëmet kishin me qenë shumë të mëdha për qytetarët e Kosovës. Rrymë nuk di të kishim, linja telefonike, mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës nuk do të kishin as pjesë te termokosit, nuk do të mundeshin të furnizohen me nxemje, QKUK nuk do të kishte energji dhe nxemje dhe furnizim me ujë që është element kryesorë për higjienë. Ndalja e menjëhershme e termocentralit B shkakton pasoja të mëdha në infrastrukturë. Do të ishin të mëdha edhe në infrastrukturën e KEK-ut. Do të ishin milionëshe për një ditë, çdo ditë që do të vonoheshim dëmet do të rriteshin milion”, tha Kërqeli.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.