Drejtori i NTP-së ia zvogëloi rrogën kryetares së sindikatës, pasi tha se gjendja në ndërmarrje ishte katastrofike

Dy vjet para pensionimit, një punonjëse e dalluar, e cila ishte kryetare e organizatës sindikale në Ndërmarrjen e Transportit Publik në Shkup u dënua nga drejtori Dragi Kushovski për shkak se deklaroi në media se gjendja në ndërmarrje është katastrofike. Me vendim ai e transferoi të punonte në organizimin e stacioneve të autobusëve me një […]

Nëntor 24, 2024 - 19:00
 0  6
Drejtori i NTP-së ia zvogëloi rrogën kryetares së sindikatës, pasi tha se gjendja në ndërmarrje ishte katastrofike
Autobus, NQP - Shkup, Foto nga Portalb.mk

Dy vjet para pensionimit, një punonjëse e dalluar, e cila ishte kryetare e organizatës sindikale në Ndërmarrjen e Transportit Publik në Shkup u dënua nga drejtori Dragi Kushovski për shkak se deklaroi në media se gjendja në ndërmarrje është katastrofike. Me vendim ai e transferoi të punonte në organizimin e stacioneve të autobusëve me një pagë më të ulët, transmeton Portalb.mk.

Në shtator kryetarja e sindikatës e raportoi drejtorin në Komisionin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili në fillim të këtij muaji mori vendim se është “konstatuar diskriminimi i drejtpërdrejtë ndaj kryetares së organizatës sindikale bazuar në statusin personal ose shoqërore kryer nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm së Ndërmarrjes së Transportit Publik Shkup, Dragi Kushovski”.

Në denoncim e saj, punonjësja 60-vjeçare ka deklaruar se ishte pyetur nga mediat për gjendjen katastrofike në ndërmarrje dhe ndjeu se ka detyrim moral të tregonte të vërtetën se si ishte situata. Megjithatë, pas 38 vitesh punë, më 12 gusht, me pretendimin e “urgjencës së punëve”, drejtori e transferoi menjëherë  nga pozita e dispeçeres, në teren për të organizuar stacionet e autobusëve. Kjo pozitë kishte një pagë shumë më të ulë, gjë që i shkaktoi punonjëses stres të madh.

Kur Komisioni iu drejtua drejtorit të përgjithshëm për transferim, ai u përgjigje se punonjësja ishte kthyer në vendin e saj të punës në fund të muajit dhe se sipas menaxhmentit nuk kishte asnjë diskriminim.

Pas konstatimit të diskriminimit të drejtpërdrejtë nga drejtori i NTP-së Komisioni dha rekomandim dhe publikisht njoftoi se në të ardhmen ai nuk duhet të diskriminojë dhe ndëshkojë për qëndrimet për shprehje të mendimeve dhe se hapi i ardhshëm do të jetë ngritja e një padie ndaj tij në gjykatën përkatëse.

Kujtojmë se NTP kohëve të fundit është përballur me probleme të mëdha,  veçanërisht prej se Arsovska është kryetare, me çka edhe transporti publik në Shkup është kolaps dhe nuk funksionon. Nuk ka autobusë të rregullt, duhet të presësh një orë në stacione, dhe kur vjen autobusi është plot me pasagjerë.

Shkupi madje me 20 dhe 21 nëntor mbeti pa transport publik, për këtë arsye në rrugët e Shkupit u krijua një kaos i vërtetë. Për shkak të kaosit në komunikacion dhe kolapsit të transportit publik, një numër i madh i studentëve në Shkup mëngjesin e sotëm nuk kanë arritur të shkojnë në ligjërata apo provime në universitet.

Danela Arsovska u bë kryetare e Shkupit si kandidate e VMRO-DPMNE-së me premtimin për transport falas për të gjithë qytetarët dhe blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë.