Ndërroi jetë Borjanço Micevski, ish-kryetari i komunës së Kriva Pallankës
Në moshën 53 vjeçare ka ndërruar jetë ishkryetari i Komunës së Kriva Pallankës Borjanço Micevski, transmeton Portalb.mk. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Borjanço Micevskit, kryetar i Komunës së Kriva Pallankës dhe […]


Në moshën 53 vjeçare ka ndërruar jetë ishkryetari i Komunës së Kriva Pallankës Borjanço Micevski, transmeton Portalb.mk.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Borjanço Micevskit, kryetar i Komunës së Kriva Pallankës dhe bashkëluftëtarit tonë partiak. Ne do ta kujtojmë me shumë respekt dhe mirënjohje humanizmin, energjinë dhe punën e tij të përkushtuar. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë kohë të vështirë. U prehtë në paqe”, shkroi kreu i LSDM-së, Venko Filipçe.
Borjanço Micevski shërbeu si kryetar i Kriva Pallankës në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2021.