“Duke ndjekur përgatitjet për fitoren e 10-të”, Rama bën gati “skenën” ku do të projektojë arritjet e tre mandateve
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga përgatitja e “skenës” ku duket se do të mbajë fjalime gjatë fushatës. Siç duket skena është menduar si ajo e katër viteve më parë, një skenë rrethore ku pas krahëve të Ramës do të shfaqen në ekran imazhe, video, shifra apo arritjet që PS ka […]

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga përgatitja e “skenës” ku duket se do të mbajë fjalime gjatë fushatës.
Siç duket skena është menduar si ajo e katër viteve më parë, një skenë rrethore ku pas krahëve të Ramës do të shfaqen në ekran imazhe, video, shifra apo arritjet që PS ka bërë në këtë mandat, por edhe projeksionet që do të arrihen deri 2030 nëse fitojnë zgjedhjet.
“Duke ndjekur përgatitjet për fitoren e 10-të, aty ku katër vjet më parë nisi ndeshja për fitoren e 8-të radhazi…”, shkruan Rama në diçiturën e bashkangjitur në këtë video.