Sali Berisha drejt Romës, ja deputetët që po e shoqërojnë kryedemokratin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë nesër tubimin e parë elektoral me diasporën në kryeqytetin e Italisë, Romë. Lideri i opozitës do të fluturojë mbrëmjen e sotme drejt Romës, ku nesër në orën 13:00 do të takohet me simpatizantë të PD në sallën e hotelit “Ergife Palace”. Berisha ka publikuar një foto […]

shkurt 9, 2025 - 02:00
 0  5
Sali Berisha drejt Romës, ja deputetët që po e shoqërojnë kryedemokratin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë nesër tubimin e parë elektoral me diasporën në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Lideri i opozitës do të fluturojë mbrëmjen e sotme drejt Romës, ku nesër në orën 13:00 do të takohet me simpatizantë të PD në sallën e hotelit “Ergife Palace”.

Berisha ka publikuar një foto para nisjes për në Romë, nga aeroporti i Rinasit, drejt së cilit udhëtoi menjëherë pas fjalimit 30 minutësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para protestuesve opozitarë.

Ai shihet në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetëve Agron Gjekmarkaj e Elda Hoti.