Parada ushtarake në Beograd, ekspertët: Kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën dhe rajonin

Ekspertët e sigurisë në Kosovë e kanë konsideruar paradën ushtarake në Beograd, si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, derisa theksojnë se Serbia nuk i ka tani 20 mijë efektiva, tash 10 mijë me i bo për paradë është e pamundshme. Më 20 shtator, në Beograd u mbajt një paradë ushtarake

shtator 22, 2025 - 18:00
 0
Parada ushtarake në Beograd, ekspertët: Kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën dhe rajonin
Parada ushtarake në Beograd, ekspertët: Kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën dhe rajonin

Parada ushtarake në Beograd, ekspertët: Kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën dhe rajonin

Ekspertët e sigurisë në Kosovë e kanë konsideruar paradën ushtarake në Beograd, si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, derisa theksojnë se Serbia nuk i ka tani 20 mijë efektiva, tash 10 mijë me i bo për paradë është e pamundshme.

Më 20 shtator, në Beograd u mbajt një paradë ushtarake e ndjekur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë së cilës parakaluan mijëra trupa dhe u ekspozua armatimi më i avancuar i ushtrisë serbe, nga autoblindat deri te avionët luftarakë.

Parada u organizua nën moton “Forca e Unitetit”, në një kohë kur vendi po përballet me protesta të vazhdueshme antiqeveritare, të nxitura veçanërisht pas një aksidenti tragjik në Novi Sad nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 16 persona.

Sipas ekspertit të sigurisë Nuredin Ibishi, parada ishte një demonstrim që e tejkalon kuadrin ushtarak dhe hyn në sferën politike e gjeostrategjike. Ibishi tha se Serbia është armatosur përtej marrëveshjes së Dejtonit.

Ai vuri në pah gjithashtu mospërputhjen mes asaj që u paraqit dhe realitetit të kapaciteteve ushtarake serbe. Në të njëjtën linjë kritike ishte edhe Gurakuç Kuçi, hulumtues i lartë nga “Octopus”. Ai e sheh paradën si pjesë të një projekti më të gjerë nacionalist të udhëhequr nga Vuçiq dhe strukturat që ai përfaqëson. Sipas tij, është i njëjti model dhe i njëjti koordinim me botën ruse.

Vetë ideja për organizimin e një parade të tillë është propozuar që në gusht të vitit 2020 nga presidenti Aleksandër Vuçiq dhe ish-kryeministrja Ana Bërnabiq. Vetëm pak kohë para kësaj, ministri i atëhershëm i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, kishte prezantuar planin e të ashtuquajturës “botë serbe”, që synonte shtrirjen e ndikimit serb në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë ndaj Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Zgjedhja e 20 shtatorit për mbajtjen e paradës nuk është pa simbolikë për Serbinë. Kjo datë u paraqit si një lloj “kurorëzimi” i ditës së unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar, që zyrtarisht festohet më 15 shtator. Por për Kroacinë, 20 shtatori është një datë tragjike: më 1991, në këtë ditë nisi rezistenca e armatosur në Vukovar kundër ushtrisë serbe dhe forcave paramilitare që e shkatërruan qytetin dhe vranë mijëra civilë./Kosovapress/