Duncan: Unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së
Ish-diplomati, John Stewart Duncan thotë se me gjeneralin Michael Jackson gjatë fundit të viteve të ’90-ta, biseduan rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Duncan, Jackson ishte shprehur i shqetësuar, pasi sipas tij, nuk kishte mekanizma që të trajtonin UÇK-në. Ndër të tjera, Duncan thotë se ishte ai personalisht që shkroi tekstin e marrëveshjes për çarmatim


Ish-diplomati, John Stewart Duncan thotë se me gjeneralin Michael Jackson gjatë fundit të viteve të ’90-ta, biseduan rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Duncan, Jackson ishte shprehur i shqetësuar, pasi sipas tij, nuk kishte mekanizma që të trajtonin UÇK-në.
Ndër të tjera, Duncan thotë se ishte ai personalisht që shkroi tekstin e marrëveshjes për çarmatim të UÇK-së.
“Unë isha i pranishëm sepse unë e kam shkruar tekstin e Marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së”, thotë Duncan.
“Ideja për marrëveshjen doli nga bisedat me gjeneralin Mike Jackson”, thotë tutje ai.
“Në këto biseda, Jackson më tha se ishte shumë i shqetësuar që nuk kishte asnjë mekanizëm për të trajtuar ose për t’u marrë me UÇK-në, dhe vlerësoi që UÇK-ja të përbëhej nga 20 mijë ushtarë gueril. Ai ishte pranë momentit të dislokimit në Kosovë, megjithëse nuk kishte asnjë mekanizëm që ngjashme me marrëveshjen teknike-ushtarake që do ta lejonte atë ta krijonte një kornizë”, u shpreh Duncan.
