Durmishi-Oda e Tregtarëve: Është dakorduar që javën e ardhshme të merret vendim përfundimtar për çmimet
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zv. ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski dhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, sot kanë mbajtur takim me përfaqësues e tregtarëve distributorë më të mëdhenj në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. “Në mbledhje […]

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zv. ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski dhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, sot kanë mbajtur takim me përfaqësues e tregtarëve distributorë më të mëdhenj në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
“Në mbledhje u diskutua projektvendimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për kufizimin e marzhit bruto të fitimit në 10% në tregtinë me shumicë dhe 10% në tregtinë me pakicë të disa produkteve bazë ushqimore dhe higjienike.
Tregtarët dhe shpërndarësit dhanë sugjerimet dhe komentet e tyre, të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Punës do t’i analizojë më tej. Në takim u ra dakord që vendimi përfundimtar të merret brenda javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.