Durmishi – Ulusoj: Do të krijojmë kushte për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi është takuar sot me ambasadorin turk, Fatih Ulusoj,  me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin The post Durmishi – Ulusoj: Do të krijojmë kushte për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 19, 2024 - 22:00
 0  5
Durmishi – Ulusoj: Do të krijojmë kushte për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi është takuar sot me ambasadorin turk, Fatih Ulusoj,  me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e tij në periudhën e ardhshme.

Siç informuan nga Ministria e Ekonomisë, Durmishi e ka falënderuar Republikën e Turqisë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë që nga pavarësia, e deri më sot.

“Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë maqedonase në sektorë të ndryshëm si partner strategjik investues. Të dhënat e shkëmbimit tregtar tregojnë se Republika e Turqisë vitin e kaluar është renditur në vendin e 7-të në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut realizon vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shpresoj që në periudhën e ardhshme ky bashkëpunim të thellohet në mënyrë plotësuese”, tha ministri Durmishi në takimin.

Siç theksoi ministri, Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme do të përqendrohet në mbështetjen e kompanive vendore, por edhe të huaja që punojnë në vend, si dhe mbështetjen dhe zhvillimin e tregut të punës, si kompetencë e re që do ta marrim përsipër.

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe unë si ministër do të punojmë në periudhën e ardhshme në krijimin e kushteve për intensifikimin e bashkëpunimit mes bizneseve nga të dyja shtetet, me qëllim të rritjes së shkëmbimit tregtar”, tha ministri Durmishi. 

The post Durmishi – Ulusoj: Do të krijojmë kushte për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .