Dy zarfa të zinj në shtëpi, çfarë pritet të ndodhë sonte në Big Brother VIP Albania

Një situatë e pazakontë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi një nga banorët ka thyer rregullat duke kaluar murin rrethues të shtëpisë. Ky veprim i papritur ka shkaktuar reagime të forta brenda shtëpisë dhe është shoqëruar me një zarf të zi, vendimi i të cilit pritet të lexohet gjatë spektaklit të sotëm. […] The post Dy zarfa të zinj në shtëpi, çfarë pritet të ndodhë sonte në Big Brother VIP Albania appeared first on InfoShqip.com.

Mars 2, 2025 - 02:00
 0  4
Dy zarfa të zinj në shtëpi, çfarë pritet të ndodhë sonte në Big Brother VIP Albania

Një situatë e pazakontë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi një nga banorët ka thyer rregullat duke kaluar murin rrethues të shtëpisë.

Ky veprim i papritur ka shkaktuar reagime të forta brenda shtëpisë dhe është shoqëruar me një zarf të zi, vendimi i të cilit pritet të lexohet gjatë spektaklit të sotëm.

Por kjo nuk është e vetmja çështje që ka shkaktuar trazira mes banorëve.

Vetëm disa orë më parë, në shtëpi ka mbërritur një tjetër zarf, këtë herë si pasojë e fshehjes së cigareve dhe sendeve personale, një veprim që bie ndesh me rregullat e lojës.

Nuk dihet ende se çfarë dënimi do të marrë grupi, por penalizimet pritet të jenë të rënda.

Ndërkohë, vëmendja është e përqendruar edhe tek eleminimi i radhës, ku një nga banorët Rozana, Gerta, Tiri, Aldo, Egli apo Rizarta do të duhet të lërë shtëpinë, duke humbur kështu mundësinë për të fituar Çmimin e Madh.

The post Dy zarfa të zinj në shtëpi, çfarë pritet të ndodhë sonte në Big Brother VIP Albania appeared first on InfoShqip.com.