Angelina Jolie tregon se cili rol i ndryshoi karrierën dhe e ndihmoi të përballonte pasojat e varësisë
Angelina Jolie së fundmi ka zbuluar se cili prej filmave në të cilin ka luajtur ka ndryshuar tërësisht karrierën e saj. Gjegjësisht, pas një sërë rolesh të vogla filmike gjatë viteve të 90-ta, duke përfshirë filmat si “Cyborg 2”, “Without Evidence”, “Hackers” dhe “Love Is All There Is”, Jolie tërhoqi vëmendjen duke fituar një Golden […]

Angelina Jolie së fundmi ka zbuluar se cili prej filmave në të cilin ka luajtur ka ndryshuar tërësisht karrierën e saj.
Gjegjësisht, pas një sërë rolesh të vogla filmike gjatë viteve të 90-ta, duke përfshirë filmat si “Cyborg 2”, “Without Evidence”, “Hackers” dhe “Love Is All There Is”, Jolie tërhoqi vëmendjen duke fituar një Golden Globe për rolin e saj në filmin televiziv “George Wallace”.
Megjithatë, një kthesë e veçantë ndodhi një vit më vonë me filmin “Gia” në të cilin ajo luajti rolin e supermodeles Giu Carangi.
Historia e Gias, një ikonë e modës që vdiq nga SIDA në moshën vetëm 26 vjeç, ishte jashtëzakonisht emocionuese për Jolie. Në atë kohë, ashtu si personazhi i saj, Angelina ende po luftonte me pasojat e varësisë nga drogat e forta si kokaina dhe heroina.
Në një intervistë për Variety, Jolie zbuloi: “Nuk doja ta bëja, nuk doja të futesha në të. Ndoshta sepse nuk e doja rolin, sepse kisha frikë se ku mund të më çonte, producentët e dinin që unë isha personi i duhur për të”.
Jolie përfundimisht e pranoi rolin dhe, siç pretendon ajo, gjeti terapi në të.
“Unë u identifikova me Gian. Nga të gjithë personazhet që kam luajtur, ajo është më e afërta me mua. Në një mënyrë të çuditshme, ai rol më ndihmoi të shmang fatin e saj”, tha ajo.
Anxhelina e mori seriozisht këtë rol, të gjitha me synimin për të treguar, përmes historisë së Gias, humanizmin pas varësisë, dhimbjen dhe heshtjen që publiku shpesh nuk e sheh.
“Ajo kishte aq shumë brenda saj dhe askush nuk e dinte. Të gjithë mendonin se ajo ishte thjesht e bukur dhe problematike”, pohon ajo.
Filmi “Gia” me regji të Michael Cristofer shkaktoi shumë entuziazëm. Jolie fitoi një tjetër Golden Globe për performancën e saj, si dhe një çmim SAG. Ky film shënoi përparimin e Angelinës në industrinë e filmit dhe shfaqi aftësitë e saj në aktrim.
Pas Gias, Angelina u shfaq në shumë filma më të suksesshëm si “Girl, Interrupted” me regji të James Mangold, në të cilin fitoi Oscar për aktoren më të mirë dytësore. Kjo u pasua edhe nga shndërrimi i saj në një heroinë aksioni global me rolin e Lara Croft në ekskluzivitetin e filmit “Tomb Raider”, i cili i solli famë botërore.