Dyndje në Çair, nga Gazi Babë te Sahat Kulla – familjet po i bashkohen kampit të Osmanit

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, gjatë një takimi me banorë të lagjes Sahat Kullë, theksoi se çdo ditë lëvizja e tij po fiton më shumë mbështetje The post Dyndje në Çair, nga Gazi Babë te Sahat Kulla – familjet po i bashkohen kampit të Osmanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 21, 2025 - 00:30
 0
Dyndje në Çair, nga Gazi Babë te Sahat Kulla – familjet po i bashkohen kampit të Osmanit

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, gjatë një takimi me banorë të lagjes Sahat Kullë, theksoi se çdo ditë lëvizja e tij po fiton më shumë mbështetje nga qytetarët.

“Edhe në Sahat Kullë, një grup familjesh morën vendimin që këtë herë të bashkohen me ne. Jam thellësisht mirënjohës për këtë besim dhe e shoh si një mesazh të qartë se lëvizja jonë po bëhet më e gjerë çdo ditë”, u shpreh Osmani.

Ai shtoi se kjo nuk është një garë e zakonshme politike, por një mision për dinjitetin e komunës:
“Kjo nuk është një garë partiake, por një bashkim për dinjitetin e Çairit. Dyert tona janë të hapura për secilin që beson se Çairi ynë meriton më shumë. Eja, bashkë ta bëjmë Çairin shtëpi të dinjitetit për çdo familje.”

Flaka sot poashtu njoftoi që Nnë grup i madh familjesh nga lagjja Gazi Babë te Çairit kanë braktisur VLEN-in për t’u rreshtuar në krah të kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani.

Takimi u mbajt mbrëmë në konakun e familjes së Mervan Halitit, ku Osmani theksoi se bashkimi i qytetarëve rreth projektit të tij është garanci për një Çair më të hapur dhe transparent.

“Sonte bashkë në konakun e familjes së Mervan Halitit. Biseduam për aktualitetin dhe vizionin që kemi: një komunë funksionale, transparente dhe të hapur për të gjithë qytetarët. Kështu e shohim të ardhmen tonë të përbashkët,” deklaroi Osmani.

Ai shtoi se mbështetja e familjeve po i jep krah Lëvizjes për Çairin e ri: “Lëvizja për Çairin e ri po prinë për së mbari.”

Në ditët e fundit, gjithnjë e më shumë anëtarë të partive të VLEN-it po bashkohen me kampin e Bujar Osmanit. Flaka

The post Dyndje në Çair, nga Gazi Babë te Sahat Kulla – familjet po i bashkohen kampit të Osmanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .