Bujar Osmani: “Çdo qeveri legjitime formohet me fituesin e votës shqiptare”

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, komentoi deklaratat e fundit të sinkronizuara që thonin se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, duke i cilësuar ato si shenjë paniku The post Bujar Osmani: “Çdo qeveri legjitime formohet me fituesin e votës shqiptare” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 21, 2025 - 00:30
 0
Bujar Osmani: “Çdo qeveri legjitime formohet me fituesin e votës shqiptare”

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, komentoi deklaratat e fundit të sinkronizuara që thonin se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, duke i cilësuar ato si shenjë paniku nga disfata e pritshme e VLEN-it.

“Kur dalin të koordinuar me të njëjtat deklarata se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare, kjo është shenjë paniku. Ata janë në panik”, tha Osmani, duke shtuar se pikërisht frika nga rezultatet i ka shtyrë VMRO-DPMNE-në të dërgojë emisare te BDI-ja me propozim që të hyjë në qeveri pas zgjedhjeve lokale.

“Çdo ditë na dërgojnë emisare që ne të hyjmë në qeveri pas zgjedhjeve të tetorit. Drejtpërdrejt nga VMRO-DPMNE. Sepse i shohin rezultatet. Rezultatet janë tre kundrejt një”, tha Osmani.

Ai theksoi se një skenar i tillë nuk do të kalojë dhe hodhi poshtë modelin e “tregtisë politike”, ku partitë dhe përfaqësuesit ndërrohen sipas vullnetit personal të kryeministrit, pa legjitimitet zgjedhor.

“Ne nuk jemi popull që mund të nënvlerësohet. Dil ti, hyr ti. Nuk ka poshtërim më të madh sesa kryeministri të të caktojë përfaqësuesit,” tha Osmani.

Ai e cilësoi këtë përpjekje si poshtërim institucional të tërë komunitetit, duke shtuar se pakicat trajtohen sikur të mos kenë sovranitet.

“Nuk mund të na nënshtroni më. Mund të uleni me ne, me fituesin. Jo me ne si të tillë, por me fituesin. Me atë që ka një votë më shumë nga populli shqiptar,” deklaroi Osmani, duke nënvizuar se çdo qeveri legjitime duhet të formohet në bashkëpunim me përfaqësuesin politik që ka fituar besimin e shumicës së votuesve shqiptarë.

Mesazhi qendror i fjalimit të tij ishte i qartë: “Ne nuk pranojmë që të na merrni e të na jepni. Këtë mund ta bëni me të tjerët që në heshtje kanë pranuar statusin e vasalit.”

Osmani e paraqiti qëndrimin e tij politik si rezistencë kundër “regjimit të nënshtrimit” dhe kërkoi një model të ri koalicioni të barabartë, ku të negociohet për barazi të plotë, për Marrëveshjen e Ohrit, për bashkëjetesën dhe rrugën drejt BE-së.

“Ju nuk merrni qeveri e as zgjidhni kë të doni që të na udhëheqë. Populli vendos kush hyn e kush del,” përfundoi Osmani.

The post Bujar Osmani: “Çdo qeveri legjitime formohet me fituesin e votës shqiptare” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .