E dashura e Liam Payne reagon për herë të parë pas vdekjes së tij: Më thoshte shpeshherë do vdes
Maya Henry, ish e fejuara e yllit të One Direction, Liam Payne, ka folur për herë të parë pas vdekjes tragjike të këngëtarit. Modelja 23-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte ndërmarrë hapa ligjore kundër Payne, thuhet se është e tronditur pas marrjes së lajmit shkatërrues.Ajo pretendon se këngëtari i ndjerë e kishte parashikuar vdekjen […]
Maya Henry, ish e fejuara e yllit të One Direction, Liam Payne, ka folur për herë të parë pas vdekjes tragjike të këngëtarit.
Modelja 23-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte ndërmarrë hapa ligjore kundër Payne, thuhet se është e tronditur pas marrjes së lajmit shkatërrues.Ajo pretendon se këngëtari i ndjerë e kishte parashikuar vdekjen e tij vetëm disa ditë para se të vdiste në moshën 31-vjeçare. Maya, e cila ishte në një lidhje me anëtarin e One Direction nga viti 2018 deri në vitin 2022, foli për betejat e këngëtarit me shëndetin e tij mendor dhe abuzimin që ajo dyshohet se pësoi prej tij.
“Pasi u ndamë, ai më dërgonte mesazhe duke më thënë nuk jam mirë. Ai gjithmonë ‘luante’ me vdekjen, duke thënë do të vdes.”23-vjeçarja tha se i shihte mesazhet si një “taktikë manipuluese” për ta bërë të ndihej keq për faktin se ata nuk ishin më bashkë.Maya tha se i kishte ofruar ndihmë të ndjerit por ai nuk e kishte pranuar madje ajo shtoi se Liam telefononte shpesh mamanë e saj për ti thënë që Henry ta kontaktonte pasi kjo e fundit nuk i përgjigjej. Në ditët para vdekjes së tij, Henry thotë se shëndeti mendor i këngëtarit britanik ishte përkeqësuar ndjeshëm, megjithëse ajo nuk dha detaje të tjera.“Ai gjithmonë më thonte më vjen keq për gjithçka që kam bërë. Nuk mund të jetoj më, e shihja si një përpjekje të tij për të më traumatizuar. E njihja stilin e jetës së tij dhe e dija që në një moment do të ndodhte diçka e keqe. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë ok, ai po i thotë këto gjëra, unë duhet ta ndihmoj, sepse nëse nuk e bëj dhe ndodh diçka e keqe nuk e di a do ta përballoj”, theksoi ajo.