Tyra Banks rikthehet pas gati 20 vjetësh në shfaqjen e “Victoria’s Secret”
Tyra Banks mbylli të martën me stil shfaqjen e “Victoria’s Secret” Fashion Show” 2024, teksa u kthye në event pas gati 20 vitesh. Modelja, 50 vjeçe, i ndau fansat e saj teksa doli në pistën e New York e veshur me një korse të zezë, të bashkuar me dollakë dhe taka shkëlqyese. Superylli e kompletoi […]
Tyra Banks mbylli të martën me stil shfaqjen e “Victoria’s Secret” Fashion Show” 2024, teksa u kthye në event pas gati 20 vitesh.
Modelja, 50 vjeçe, i ndau fansat e saj teksa doli në pistën e New York e veshur me një korse të zezë, të bashkuar me dollakë dhe taka shkëlqyese.
Superylli e kompletoi pamjen e guximshme të modës me një pallto argjendi, të gjatë deri në fund të këmbëve, shkruan DailyMail.
Në fund të shfaqjes – e cila u cilësua si “më e mërzitshmja ndonjëherë” nga fansat – Banks iu bashkua në skenë nga engjëjt e saj të “Victoria’s Secret”.
Fansat e saj shkuan në Twitter pas shfaqjes për të vënë në pikëpyetje veshjen e pistës, me njërin që shkruante: “Dollakët??????? Pse do të vendosnin Tyra Banks në dollakë? Ajo është e bukur… por cila ishte pamja përfundimtare?”.
“E ndoqa të gjithë shfaqjen e “Victoria’s Secret” për Tyra vetëm që ajo të dilte në fund me dollakë…” shtoi një tjetër.
“Pse nuk kishte shkëlqim në pistë??? Ku është sytjena e fantazisë? Kush e futi TYRA BANKS në dollakë?! Pse këto krahë këndorë janë prej kartoni?!#VSFashionShow2024.”
Tyra më vonë realizoi disa nga pozat e saj ikonike në prapaskenë, ku iu bashkua motra e Gigi Hadid, Bella Hadid.
“Victoria’s Secret” njoftoi në gusht se Banks do t’i bashkohej shfaqjes së modës të mbushur me yje.