E dashura e Liamit zbulon bisedën e tyre të fundit: I thashë që e dua

Kate Cassidy, e dashura e këngëtarit të ndjerë Liam Payne, ka kujtuar bisedën e tyre të fundit. Ajo ishte e ftuar në podcast-in On Purpose të organizuar nga Jay Shetty, ku zbuloi gjënë e fundit që Liam i tha asaj, transmeton Indeksonline. “Më kujtohet që isha ulur me të dhe thjesht i tregova sa shumë […]

Prill 17, 2025 - 17:01
 0  8
E dashura e Liamit zbulon bisedën e tyre të fundit: I thashë që e dua

Kate Cassidy, e dashura e këngëtarit të ndjerë Liam Payne, ka kujtuar bisedën e tyre të fundit.

Ajo ishte e ftuar në podcast-in On Purpose të organizuar nga Jay Shetty, ku zbuloi gjënë e fundit që Liam i tha asaj, transmeton Indeksonline.

“Më kujtohet që isha ulur me të dhe thjesht i tregova sa shumë e doja. Ai qeshi, më ndërpreu dhe më tha: “Kate, do të humbasësh fluturimin, makina jote po të pret në oborr. Po sillesh sikur nuk do të më shohësh më kurrë”.

Pavarësisht gjithçkaje, ajo theksoi se ishte e lumtur që ato momente të fundit u zhvilluan në këtë mënyrë: “Ndihem e bekuar që patëm atë lamtumirë emocionale. Nuk do të kisha dashur të ishte ndryshe. Jam shumë e lumtur për kohën që kaluam bashkë dhe nuk do ta ndryshoja.”

Si për kujtesë, Kate së fundmi ndau foto të papara të Liam Payne në ditëlindjen e saj të 26-të. Ajo shkroi se ishte “mirënjohëse edhe për një vit” dhe se kishte reflektuar për një periudhë të vështirë të jetës së saj. Kate dhe Liam ishin së bashku për dy vjet.