E dhimbshme: Kjo është e reja që vdiq tragjikisht në Prishtinë, dyshohet se i dashuri e shtyu për vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese. Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në lidhje me këtë […]


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.
Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese. Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në lidhje me këtë rast, pasi dyshohet se e ka shtyrë dhe ndihmuar vikimën për vetëvrasje, raporton GazetaSinjali.
Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është 26-vjeçarja, Xheneta Ejupi.
Pak më parë, Sinjali po ashtu raportoi ekskluzivisht se i arrestuari në lidhje me këtë rast është 30-vjeçari Valmir Sheqiri, i cili ishte në lidhje dashurie me viktimën.
Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i 7-të, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë për krime të rënda, krimteknikë si dhe prokurori kujdestar, i cili pas ekzaminimeve fillestare ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit dhe nisjen e procedurës penale.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë, pasi dyshohet për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.
Ndërkaq, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar intensivisht, për të ndriçuar plotësisht rrethanat që çuan në këtë vetëvrasje tragjike.