PS çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit

Partia Socialiste çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 11 majit, me një tubim të madh në Sheshin Skënderbej. Aktiviteti mbart një simbolikë të veçantë, pasi është organizuar në datën 12 prill, duke reflektuar numrin 12 – një referencë ndaj 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama e bëri publike hapjen […]

Prill 12, 2025 - 12:00
 0  5
PS çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit

Partia Socialiste çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 11 majit, me një tubim të madh në Sheshin Skënderbej.

Aktiviteti mbart një simbolikë të veçantë, pasi është organizuar në datën 12 prill, duke reflektuar numrin 12 – një referencë ndaj 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama e bëri publike hapjen e fushatës përmes një postimi në rrjetet sociale:

“12 prill nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës, në orën 12:00, familja jonë e madhe politike mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv ‘Shqipëria 2030 në BE’.”

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet fokusi kryesor i kësaj fushate. Kryesocialisti Rama pritet të mbajë fjalimin kryesor gjatë tubimit, ku do të theksojë objektivin për një fitore bindëse dhe jo thjesht një fitore numerike.

Një ditë më parë, Rama organizoi një takim me gratë socialiste në Teatrin e Operas dhe Baletit, një aktivitet që zgjati mbi dy orë. Gjatë fjalimit të tij, ai vuri në pah rolin thelbësor të grave në strukturën e Partisë Socialiste dhe në rezultatin elektoral, duke u shprehur se vota e tyre do të jetë vendimtare.

Ai gjithashtu deklaroi se beson fort që në të ardhmen Shqipëria do të ketë një kryeministre grua – dhe sipas tij, ajo do të vijë nga radhët e socialistëve.