“E diela ditë jo pune”, Mickoski: Ose të punojnë të gjithë me dyfish mëditje, ose askush
Ose të gjithë do të punojnë të dielën me mëditje të dyfishtë ose e diela do të jetë ditë jopune për të gjithë. Ky është qëndrimi personal i kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili konfirmoi se Qeveria po shqyrton ndryshime në zgjidhjen ligjore për ditën e diel jopune. Hristijan Mickoski, në mbledhjen e sotme parlamentare për […]
Ose të gjithë do të punojnë të dielën me mëditje të dyfishtë ose e diela do të jetë ditë jopune për të gjithë. Ky është qëndrimi personal i kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili konfirmoi se Qeveria po shqyrton ndryshime në zgjidhjen ligjore për ditën e diel jopune.
Edhe ministrja e Financave, në emisionin Biznes21, tha se mendimi i saj personal është që ato kompani që duan të punojnë duhet të punojnë të dielave, me mëditje më të larta. Megjithatë, nëse do të ketë ndërhyrje ligjore për ditën e diel jopune dhe cilat do të jenë ato, do të dihet pas seancës së Këshillit socio-ekonomik, ku do të diskutohet me përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëtorëve.