E goditi me veturë dhe iku, fëmija nga Shemshova përfundon në spital

Një fëmijë nga fshati Shemshovë është goditur me veturë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore. Shoferi i cili e goditi ka ikur dhe mbetet i panjohur për Policinë edhe më tej. “Më 28.02.2025 në ora 21.30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrethrrotullimi i rrugës “Jane Sandaski” me rrugën “Goce Stojçeski” në Tetovë, […]

Mars 1, 2025 - 19:00
 0  4
E goditi me veturë dhe iku, fëmija nga Shemshova përfundon në spital

Një fëmijë nga fshati Shemshovë është goditur me veturë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Shoferi i cili e goditi ka ikur dhe mbetet i panjohur për Policinë edhe më tej.

“Më 28.02.2025 në ora 21.30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrethrrotullimi i rrugës “Jane Sandaski” me rrugën “Goce Stojçeski” në Tetovë, një veturë ka goditur një fëmijë këmbësor nga fshati Shemshovë e Tetovës, pas çfarë shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Në këtë fatkeqësi, siç kanë konstatuar nga Spitali Klinik në Tetovë, fëmija këmbësor ka marrë lëndime trupore të rënda”, qëndron në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga atje shtojnë se merren masat për zbardhjen e rastit.