Platforma “Qytet i sigurt”, Kasami priti në takim ministrin Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot qëndroi për vizitë pune në Tetovë me ç’rast u takua me kryetarin e Komunës, Bilall Kasamit. Siç u tha nga të dy, kjo vizitë ishte në kuadër të promovimit të sistemit “Safe City”, që do të lehtësoi qarkullimin dhe do të bëjë që qytetarët të ndihen më […]

Mars 1, 2025 - 19:00
 0  5
Platforma “Qytet i sigurt”, Kasami priti në takim ministrin Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot qëndroi për vizitë pune në Tetovë me ç’rast u takua me kryetarin e Komunës, Bilall Kasamit.

Siç u tha nga të dy, kjo vizitë ishte në kuadër të promovimit të sistemit “Safe City”, që do të lehtësoi qarkullimin dhe do të bëjë që qytetarët të ndihen më të sigurtë gjatë lëvizjes nëpër qytet.

Toshkovski tha tha se kudo në vend ka mungesë të policëve, por në disa sektorë ka mbingarkesë.

“Në ato pozita ku ka punë të vështirë, punë që është në terren, rrezikon jetën që qytetarët të jetojnë të sigurt, aty na mungojnë gjithmonë punonjësit e policisë. Nga ana tjetër, pjesa komode, ku nuk ekspozohen ndaj shiut, erës, rrugës, kemi një tepricë punonjësish. Në të ardhmen po ndërmerren plane operative dhe po aktivizohen të gjithë ata të punësuar të pashfrytëzuar në MPB dhe do ta shihni do të tregojë koha dhe do të shihni ndryshim në krahasim me më parë”, tha Toshkovski.