E konfirmon Fabrizio Romano: Real Madridi zyrtarisht i nis kontaktet me Jose Mourinhon
Real Madridi i ka nisur zyrtarisht kontaktet për ta rikthyer trajnerin Jose Mourinho në krye të klubit. Tekniku portugez që aktualisht është në krye të Benficas ka dhënë “dritën e gjelbër” për këtë lëvizje, pavarësisht tensioneve të shumta ...


Real Madridi i ka nisur zyrtarisht kontaktet për ta rikthyer trajnerin Jose Mourinho në krye të klubit.
Tekniku portugez që aktualisht është në krye të Benficas ka dhënë “dritën e gjelbër” për këtë lëvizje, pavarësisht tensioneve të shumta te skuadra madrilene.
Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se kontaktet e drejtpërdrejta tashmë kanë nisur mes dy palëve.
“Real Madridi ka nisur “operacionin Jose Mourinho”, me kontakte të drejtpërdrejta që tashmë kanë filluar”.
“Sipas raportimeve, Benfica dëshiron ta mbajë trajnerin portugez me çdo kusht, por është e vetëdijshme se bisedimet me madrilenët janë në zhvillim dhe gjithçka tashmë varet nga vendimi i klubit spanjoll”.
“Fjala e fundit pritet t’i takojë presidentit Florentino Perez, i cili do të vendosë nëse Mourinho do të rikthehet ose jo në “Santiago Bernabeu”, raporton ai.
Real Madrid have started José Mourinho operation with direct contacts now taking place.
Benfica want Mou to stay at all costs but aware of Real talks ongoing; it depends on Madrid.
Up to Florentino Pérez: he will decide if Mourinho returns or not.
https://t.co/J6yTl9JBcd pic.twitter.com/9RZXCsVpXW
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 8, 2026
Ndërkohë, Reali përpos zëvendësuesit së Alvaro Arbeloas – duhet të ndërmerr edhe një vendim të vështirë për të ardhmen e Tchouamenit e Valverdes.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
Real Madrid have started José Mourinho operation with direct contacts now taking place.