E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn takim me kryetarin e GJKKO-së
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua këtë të Premte me Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO Erjon Bani. Siç njofton Ambasada Amerikane, në takim u theksua angazhimi i SHBA-së për të mbështetur luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ata diskutuan rolin kritik […]
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua këtë të Premte me Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO Erjon Bani.
Siç njofton Ambasada Amerikane, në takim u theksua angazhimi i SHBA-së për të mbështetur luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ata diskutuan rolin kritik të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund të mosndëshkimit dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të mbështetur drejtësinë, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në faqen zyrtare krahas fotove nga takimi.