E quajti të paedukatë, Xheneta Fetahu i reagon ashpër psikologes: Për moshën që ka…
Një deklaratë e psikologes Atifete Syla, e cila e ka cilësuar Xheneta Fetahun, ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova 3, si të paedukatë, ka shkaktuar reagime të ashpra. Ish-konkurrentja përmes një lidhje telefonike në emisionin ‘Kosova Today’, ka reaguar duke e quajtur deklaratën e Sylës si të papranueshme dhe joprofesionale. “Le t’i vjen turp për […]


Një deklaratë e psikologes Atifete Syla, e cila e ka cilësuar Xheneta Fetahun, ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova 3, si të paedukatë, ka shkaktuar reagime të ashpra.
Ish-konkurrentja përmes një lidhje telefonike në emisionin ‘Kosova Today’, ka reaguar duke e quajtur deklaratën e Sylës si të papranueshme dhe joprofesionale.
“Le t’i vjen turp për moshën që ka që gënjen, i thotë vetes psikologe profesionale vetëm psikologe nuk mundesh me qenë, unë s’kam patur asnjëherë probleme mendore”, iu drejtua modelja.
Tutje i tha: “Për deklaratën tënde që e ke bërë do të shihemi në gjyq”.
Psikologia nga ana tjetër ia bëri të ditur se nuk ka thënë në asnjë moment që ka probleme mendore dhe se është keqkuptuar.
Ajo i kërkoi Xhenetës që ta shihte sërish videon pasi nuk është shprehur në një mënyrë të tillë.